Shqiptarët kanë kaluar sërish në orët e pas mesnatës së sotme momente ankthi, për shkak se dhjetra lëkundje me intesitet të ulët janë ndjerë kryesisht në zonat bregdetare rreth Durrësit dhe në Tiranë.
Lëkundja më e fortë ka qenë ajo e orës 01:18 ku vendi u përshkrua nga një tërmet me magnitudë 4.5 e shkallës Rihter, çka bëri që shumë qytetarë të shkruanin në rrjetet e tyre sociale për gjendjen e panikut në të cilën po kalonin.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 22 kilometra larg nga Tirana, dhe 6 km nga Shijaku, me një thellësi prej 10 kilometrash.
Prej tërmetit të 26 Nëntorit, me magnitudë 6.4, Shqipëria është përshkruar nga një aktivitet sizmik me intesitet mjaft të lartë, por që fatmirësisht nuk kanë çuar në dëme të tjera njerëzore.