Pak muaj më parë në një intervistë Kida deklaroi se nuk ka patur asnjëherë të dashur dhe pranoi se ishte evirgjer. “S’ke pasur asnjëherë diçka in.time me dikë?”, e pyeti Kelvi Kadilli. “Jo dhe mos më pyesni më për këtë temë”, u përgjigj këngëtarja.
Ditën e sotme Kida ishte e ftuar në “Prive”, ku gjatë intervistës u pyet sërish nëse është në një lidhje dashurie. Këngëtarja pranoi se është në një lidhje, por jo me atë që mendonim ne.
“Kida është në lidhje me muzikën! Përnime nuk jam në lidhje. Shumica ma bëjnë këtë pyetje, por nëse ka diçka edhe ju do ta dini dhe do e shihni nëpër fotografitë e mia. Jam e re dhe kam nevojë të punoj shumë. Të martohem kam kohë shumë”, tha Kida.