Këngëtarja, Bleona Qereti, është rikthyer në Shqipëri, tani në rolin e opinionistes në një emision të dashurisë.
Bleona shpeshherë është komentuar për veshjet e saj dhe paraqitjet në publik e rrjete sociale.
Kohë më parë, ajo pushtoi mediat rozë me veshjen e saj gjatë parakalimit në tapetin e kuq të VIP’ave në Los Angeles, për ndarjen e çmimeve Oscar.
Ajo u shfaq me një fustan rrjetë që i zbulonte gjoksi, paraqitje që tërhoqi vëmendjen e mediave të huaja rozë.
Këngëtarja vendosi që të rikthej këtë stil duke e veshur edhe herëve tjera, e që edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin e dashurisë, ajo u shfaq me një të tillë.