Një incident është regjistruar në sfidën Partizani-Bazel e vlefshme për ”Conference League”.
Tifozët e Bazelit janë shtyrë me policët shqiptarë që siguronin rendin në stadium.
Mësohet se ka dhe të shoqëruar nga radhët e tifozëve zvicerianë teksa janë nxjerrë jashtë stadiumit.
Ngjarja ndodhi para sfidës kur tifozët e Bazelit nisën koret e tyre, por Policia i rrethoi dhe i nxori mes tensionit nga stadiumi.
(E.H/Faxweb.al)