Ish-kryeministri Berisha është kthyer të jetë aktiv në rrjetin social ‘Facebook’ për të komentuar aktualitetin politik, pas një shkëputjeje prej disa ditësh pasi ishte zhvendosur me familjen në Bogë të Rugvës.
Duke iu referuar çështjes së momentit, asaj të kapjes së 3.4 milionë eurove dhe 80 mijë frangave në mjetin “Toyota Yaris” ai ka postuar një meme tallëse për Taulant Ballën, i cili është i akuzuari kryesor nga Partia Demokratike.
(B.H/Faxweb)