Zv/ kryeministrja Senida Mesi së bashku me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Ahmet Murat Yörük kanë qenë sot në Shkodër ku kanë vizituar Xhaminë e Plumbit e cila është momnumet kulture por siç shihet dhe nga fotoja është përmbytur nga uji.
Ambasadori turk dhe Mesi kanë diskutuar për rikonstruksionin e saj që do të financohet nga ambasada turke, raporton ‘Fax News’.
I pyetur në lidhje me komentet e fundit që Turqia kërkon të vendosë influencën e vet në vendin tonë përmes investimeve, ai tha se komente te tilla janë sipërfaqësore dhe nuk bazohen në argument.
Ambasadori turk tha se marrëdhënia me Shqipërinë është e veçantë dhe investimet bëhen në të mirë të dy vendeve mike dhe të ardhmes së tyre. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post