Në bashkëpunim edhe me punonjës të Bashkisë së Elbasanit, biznesmeni Sulejman Shahini kundrejt një pagese nga 3 mijë deri në 5 mijë euro autorizonte biznesmenët apo edhe qytetarët e zakonshëm që të ndërtonin pa leje në qytetin e Elbasanit duke dalë ai si garant.
Ai është vënë në prangat e Policisë mbrëmjen e sotme ndërsa Faxweb.al ka siguruar edhe një foto të tij si edhe çertifikatën e regjistrimit si inxhinier.
Sulejman Shahini, 44-vjeç pronar i një firme ndërtimi në Elbasan, është arrestuar nga Seksioni i Krimeve në Komisariatin e Policise së këtij qyteti pasi ky shtetas pas një kohe prej 6 muaj, ishte nën hetim me metoda speciale.
Shahini në emër të firmes së ndërtimit që kishte prej vitesh në Elbasan, u premtonte pronarëve të bisnezeve ndërtimin pa leje të objekteve apo shtesave në këtë qytet, por dhe familjarëve që kërkonin të ndërtonin shtëpi pa leje ndërtimi.
Sipas burimeve për Faxweb.al, 44-vjeçari Shahini kishte lidhje të forta edhe me zyrtarë të INUV në Bashkinë e Elbasanit të cilët gjithashtu janë nën hetim për “shpërdorim detyre”. Burmet bëjnë me dije se përmes tyre u premtonte qytetarëve ndërtimin e banesave apo bizneseve pa leje kundrejt shumave që variojnë nga 3000 mijë deri në 5000 mijë Euro.
Arrestimi i tij është kyer mbrëmjen e sotme nën akuzën e veprave penale “Ndërtim i pa ligjshëm”, Dhënie ndihme për ndërtim të pa ligjshem” dhe “Fshehje e të ardhurave”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post