Zamir Leka, drejtor i hipotekës në Shkodër është arrestuar nga policia, me akuzën e korrupsionit. Mësohet se Leka është arrestuar teksa ndodhej ne zyrat e punës, të institucionit që ai drejton, së bashku me një punonjëse të identifikuar si Frida Mirashi, foton e të cilës e ka siguruar edhe Faxweb.al. Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor dhe pas 8 muajsh në atë pozicion policia dhe prokuroria e arrestojnë.
Mendohet se arrestimi i tij mund të ketë lidhje me arrestimin e pak ditëve më parë të shtetasit Mirjam Bletaj, ish-jurist në hipotekën e Shkodrës gjatë viteve të fundit si dhe shtetasit Sokol Tirana që bashkë me shtetasin tjetër Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i merrnin një mijë euro shtetasit Ndoc Taraj.
Discussion about this post