Ky që shihni në foto është 34 vjeçari Kreshnik Dashaj, trupi i të cilit u gjend i pajetë rreth orës 06.05 të mëngjesit të sotëm. Trupi është gjetur nga banorë të zonës të cilët kanë lajmeruar policinë. 34 vjeçari kishte shenja në kokë dhe plagë me armë zjarri në shpatull.
Kreshnik Dashaj kishte lënë punën rreth orës 24:00 të natës për t’u kthyer ne shtëpi. Trupi i pajetë është gjetur pak metra larg banesës së tij. Në afërsi të rrugës ku është gjetur trupi i pajetë mungonte gjatë natës energjia elektrike.
34 vjeçari kishte lindur në fshatin Lubonjë të Vlorës, ndërsa ishte vendosur në zonë rreth 10-12 vjet më parë. Punonte në një fabrikë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe ishte babai i një fëmije 7 vjeç.
Policia në një njoftim zyrtar deklaroi se: “pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit Kreshnik Dashi, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.”
(K.H/Faxweb.al)