Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” u vu dje në pranga nga policia, ndërsa arrestimi i tij bëri bujë në media.
Ai u kap në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa në momentin e arrestimit ishte në dhomë me një burrë.
Ditën e sotme janë publikuar të tjera detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa “shqiptarja.com”, ka publikuar edhe një foto nga momenti i arrestimit të “Zogut të Tiranës”.
Hermes Nikaj i ka mohuar akuzat e ngritura, pas arrestimit nga policia si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”, ndërsa në dëshminë e tij para hetuesve ka deklaruar se marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirë.
“Agjë nuk e bënim për lekë e bënim me dëshirë. Nuk kam shfrytëzuar njeri për prostitucion, duke qenë se jam i njohur kisha shumë kontakte. Gjithcka ka ndodhur me dëshirën e vajzave. Vajzat nuk paguanin per te shkuar ne lokale, nuk quhet prostitucion”, ka thënë ai në Polici.
Discussion about this post