11:35 | 15/06/2025

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën të enjten në mbrëmje në Podgoricë, Mal i Zi. Ngjarja tragjike erdhi pas një konflikti verbal mes tij dhe një shtetasi shqiptar, i identifikuar me inicialet E.B., 23 vjeç.

Kabashi u qëllua rëndë dhe u transportua me urgjencë në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Vdekjen e të riut e ka bërë të ditur edhe babai i tij, Aliu, përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook.

Sipas një njoftimi nga Policia e Malit të Zi, i dyshuari E.B. është kapur në zonën e kanionit të lumit Moraça dhe tashmë po përballet me akuza për veprën penale të vrasjes.

Para
 



Të Fundit