Politikani i njohur për prirjet e tij konservatore dhe kundër homoseksualëve, është kapur në një lokal gay-sh.
Aaron Schock është ish-përfaqësuese i distriktit 18 në kongresin e Ilinoisit, i cili nuk i ka fshehur kurrë prirjet e tij homofobe.
Në të kaluarën Schock ishte shprehur kundër martesave homoseksuale, duke manifestuar gjuhë urrejtjeje.
Disa imazhe të tij në një lokal gay, u publikuan fundjavën që lamë pas, teksa ai shihet në një ambient në Meksikë, ku me gjasë mendonte se nuk do e shihnin.
Disa dëshmitarë të pranishëm në lokal konfirmuan se Schock e kishte kaluar gjithë natën duke parë një balerin kuban, madje shihet teksa i fut edhe para në mbathje.
Pamjet e politikanit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale duke bërë bujë.