Vetëm një ditë pasi opozita ka marrë vendimin për të djegur mandatet e deputetëve të saj, kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi sot një takim në Vienë me asamblenë parlamentare të OSBE-së.
Basha u pa mëngjesin e sotëm ne aeroportin e Rinasit së bashku me Shkëlzen Berishën, djalin e ish kryeministrit Sali Berisha, ku u tha se ky i fundit po shoqëronte Bashën në Vjenë.(Lexo këtu)
Mirpo në një postim në rrjetet sociale djali ish kryeministrit ka publikuar një foto me djalin e tij dhe duke përgënjeshtruar këto informacione.
“Per gjithe “dashamiresit” foto nga “takimi me OSBE ne Vjene”- shkruan Shkëlzen Berisha në rrjetet sociale.
Pas vendimit për të djegur mandatet opozita dhe Basha janë përballur me kritika të shumta nga ana e ndërkombëtarëve, të cilët deklarojnë se ky mund të jetë një vendim që e çon demokracinë e vendit në një skenar të rrezikshëm dhe rrezikon integrimin.

Discussion about this post