Kryetari i Njësisë Aministrativë të fshatit Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo është vrarë me armë gjahu ditën e sotme.
Autori e ka qelluar viktimën me armë gjahu çifte jashtë një lokali në fshat. Burime bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur për konflikt pronash.
Bëhet e ditur se autori ka qenë duke pirë kafe jashtë lokalit. Është futur brenda dhe ka debatuar me viktimën, më pas kanë dalë të dy jashtë dhe autori e ka qëlluar dy herë.
Ndërkohë që policia ka arritur të vërë në pranga shtetasin Admir Delaj, 43 vjeç, si autor i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit të Komunës Kotë të Selenicës, Fatmir Hodo.
Policia ka sekuestruar dhe makinën e autorit. Si dhe ka gjetur e sekuestruar edhe armën e krimit Çifte.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në arrestimin e tij kanë marrë pjesë një numër i madh efektivësh, pasi autori ishte i armatosur.
Fatmir Hodo, ish-kryetar i komunës Kotë, administrator i kësaj njësie, me Partinë Demokratike. Hodo është në krye të njësisë administrative Kotë është që nga viti 2015.
(M.Q/Faxweb)
