Në seancën e sotme plenare është zgjedhur si Prokurori i ri i Përgjithshëm me 101 vota pro, kundër dy dhe 10 abstenim Olsian Çela ndërkohë që në garë ishin edhe dy candidate të tjera, Arta Marku e cila prej dy vitesh drejton me mandate të përkohshëm institucionin më të lartë të drejtësi dhe Fatjona Memçaj.
Çelaj pritet që të bëjë betimin në fund të seancës plenare ndërkohë foto e mëposhtme është bërë në momentin që Kuvendi votonte pro emrit të tij si kryeprokuror.
Ndërkohë kandidatja Arta Marku, e cila ka mbajtur postin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme që nga viti 2017 ka marrë 11 vota pro, 22 kundër dhe 78 vota abstenim. Po ashtu kandidatja tjetër për prokurore, Fatjona Memçaj ka marrë 8 vota pro, 16 kundër dhe 87 vota abstenim.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post