04:06 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

FOTO/ “Ustai i plagjiaturave”, Vladimir Kola ‘gozhdon’ deputetin socialist

20:16 | 12/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ “Ustai i plagjiaturave”, Vladimir Kola ‘gozhdon’ deputetin socialist

Vladimir Kola, i cili bashkë me ish-zv/ministrin e Arsimit Taulant Mukën kanë publikuar vazhdimisht plagjiatura politikanësh nëpër diplomat e tyre, sot ka denoncuar një tjetër të tillë.

Sipas tij, me temën: “Veprat penale kundër mjedisit ( neni 201-207 kp)”, deputeti socialist, Ulsi Manja në punimin e mbrojtur në shtator 2017, “janë kopjuar 7 faqe nga artikulli shkencor me titull:

“E Drejta për Informim mbi Çështjet e Mjedisit: Legjislacioni Shqiptar në Vështrim Krahasues me Konventën e Aarhus-It”, me autore Irma Baraku, i publikuar në vitin 2013 në “Revista Shqiptare për Studime Ligjore” Vol. 7”.

Kola poston në rrjetet sociale burimet përkatëse për denoncimin e bërë duke thënë se Manja është “Ustai i plagjiaturave”.

Postimi i plotë:

Mirëmbrëma nga “ustai i plagjiaturave”

Ulsi Manja doktoraturë me plagjiaturë

Zbulimi, analiza dhe krahasimi i Tezës së Doktoraturës me plagjiaturë me titull

“Veprat penale kundër mjedisit ( neni 201-207 kp)”,

e mbrojtur nga Ulsi Manja në shtator 2017, pranë Univerisitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Penale, me udhëheqës shkencor Prof. Skënder Kaçupi.

Teza gjendet e plotë në internet në këtë adresë:

http://ëëë.doktoratura.unitir.edu.al/…/doktoratura-Ulsi-Man…

1.

Në Tezën në fjalë, 7 faqe (faqet 107-114) janë kopjuar nga artikulli shkencor me titull:

“E Drejta për Informim mbi Çështjet e Mjedisit: Legjislacioni Shqiptar në Vështrim Krahasues me Konventën e Aarhus-It”,

me autore Irma Baraku, i publikuar në vitin 2013 në “Revista Shqiptare për Studime Ligjore” Vol. 7.

Artikulli origjinal gjendet në internet në këtë adresë:

http://ëëë.ajls.org/doc/2DrejtaInformimMjedisi.pdf

Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

2.

Në Tezën në fjalë, faqet 91-92 janë kopjuar nga një studim i Bankës Botërore, i vitit 2010, me titull:

“Inspections Reforms: Do Models Exist?”

Studimi origjinal gjendet në internet në këtë adresë:

http://regulatoryreform.com/…/Inspections-Reforms-Do-Models…

Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

3.

Në Tezën në fjalë, faqet 87-88 janë kopjuar nga

Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 24, datë 22.1.2004.

VKM-ja nr. 24, datë 22.1.2004 gjendet në internet në këtë adresë:

http://faolex.fao.org/docs/texts/alb67645.doc

Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

4.

Në Tezën në fjalë, faqja 71 dhe një pjesë e faqes 68 janë kopjuar nga siti i Komisionit Evropian nga adresat:

http://ec.europa.eu/environment/legal/crime/index.htm

http://ec.europa.eu/environment/legal/crime/legis_en.htm

Siti i Komisionit Evropian në Tezë është listuar te literatura e konsultuar. Gjithashtu, siti i KE është referuar në tekst me fusnotë në faqet 61 dhe 62, por nuk është referuar te faqet 71 dhe 68.

© Vladimir Kola

Më poshtë po vendos krahasimin e teksteve:

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

VIDEO/ U vra gjatë grabitjes në Rinas, përcillet në banesën e fundit Admir Murataj

Para

Incidenti me truprojën e Arta Markut, Komuniteti i Gazetarëve paralajmëron protestë. Ja kur do të mbahet

Para
U përplas tek muri nga truproja i Arta Markut, reagon gazetari: Unë nuk jam i përkohshëm

Incidenti me truprojën e Arta Markut, Komuniteti i Gazetarëve paralajmëron protestë. Ja kur do të mbahet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.