Pasi biznesmeni Rruzhdi Hoxha u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në një humnerë në Dajt, Fax News ka mësuar detaje të reja sa i takon vrasjes së tij.
Nga mbikëqyrja paraprake hetuesit kanë konstatuar një plagë pas kokës së tij që dyshohet se është shkaktuar nga një armë zjarri. Dyshohet se pasi u qëllua pas kokës, Hoxha është hedhur në greminë, ndërsa xhupi i gjakosur u gjend pak metra më tej. Dyshohet se viktima është ekzekutuar disa ditë më parë.
Biznesmeni Rruzhdi Hoxha është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një humnerë në Dajt, aty ku po ditën e sotme u gjet një xhup dhe disa rroba te tjera me gjak para se të zbulohej trupi i viktimës.
Trupi është gjetur pranë zonës së njohur si Mali me Gropa, një terren i vështirë për t’u aksesuar. Familjarët e Hoxhës janë pyetur rreth rrobave që kishte veshur biznesmeni ditën e zhdukjes dhe kanë konfirmuar të njëjta me ato që kishte pranë trupit viktima.
Në operacion janë angazhuar dhjetra efektiv të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, nderkohe trupi është gjetur pranë zonës së njohur si Mali me Gropa, një terren i vështirë për t’u aksesuar.
Rruzhdi Hoxha ishte shpallur i humbur nga familja dy javë më parë, ndërkohë ai përherë të fundit kishte parë kafe me një shok.
Ai njihej si një biznesmen në fushën e inerteve, mirëpo ai dyshohet se ka patur probleme financiare së fundmi dhe ka marrë shumë borxhe, gjë e cila mund të ketë sjellë dhe ngjarjen e rëndë.
Ruzhdi Hoxha ishte larguar nga banesa e tij në zonën e Kamzës mbrëmjen e 21 Tetorit, i ftuar nga miku i tij për të bërë së bashku një xhiro me makinë.
Por prej atij momenti, Hoxha nuk është kthyer më në banesë, duke lënë në ankth familjarët për fatin e tij. Ka qenë vëllai i Ruzhdi Hoxhës ai që ka bërë denoncimin fillimisht në komisariatin e policisë në Kamëz, dhe ngjarja fillimisht u trajtua si largim nga banesa.
Ndërkohë policia ka gjetur një celular në afërsi të “Shkollës së bashkuar”, që dyshohet se i përket personit të zhdukur, që mund të hedhë dritë dhe në lidhje me komunikimet e fundit që Hoxha ka pasur.
Hera e fundit që Ruxhdi Hoxha është fikuar nga kamerat e sigurisë është në autostradën Tiranë-Durrës kur ka qenë duke pirë kafe, me dy persona të tjerë.
Policia ka shoqëruar mikun me të cilin është takuar për herë të fundit biznesmeni, shtetasin F.Rr, i cili nga ana e tij rezultonte se kishte probleme me drejtësinë italiane.
(Foto: vendi ku u gjet trupi i 43-vjeçarit)
(E.D/faxweb.al)