Është tensionuar situata në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku pritet të jepet masa e sigurisë për 23 qyetetarët e arrestuar në Kukës.
Në momentet që deputetët e opozitës po tentonin që të hynin në ambjentet e brendshme të Gjykatës ka mbetur i përgjakur dhe deputeti Edmond Spaho.
Teksa ka folur për media ai ka akuzuar Policinë për dhunë, ndërsa ka dëmtuar njërin prej gishtave të dorës. Ai ka paralajmëruar kryeministrin Rama se po shkel në mënyrë të hapur ligjin. Në këmishën e tij shihen shenjat e gjakut.
Në ambientet e jashtme të Gjykatës së Tiranës, situata paraqitet mjaft e nxehtë, teksa qindra policë kanë formuar gardhin e sigurisë. Dhjetra furgonë janë parkuar në gjendje gatishmërie, në rast të një përshkallëzimi të mundshëm të situatë.
Po ashtu në është ndaluar qarkullimi i mjeteve në rrugën që lidh ‘’Myslym Shyrin” me Gjykatën.
Seanca pritet të nis brenda pak minutave, ndërsa 23 personat e arrestuar kanë mbërritur tashmë në Gjykatë. (E.K/FAXWEB.AL)