Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua në autostradën Fier-Vlorë 30-vjeçari Kristian Marku, teksa po ecte me makinën e tij.
Kjo është foto e të riut që mbeti viktimë në atentat.
Ngjarja e vitit 2023 kishte ndodhur në qytetin e Rrëshenit. Kristian Marku ishte një nga personat e përfshirë në këtë ngjarje dhe u akuzua së bashku me të afërm të tij, për tentativën e vrasjes së Saimir Reçit.