Teksa opozita e bashkuar po proteston përpara Kuvendit duke kërkuar largimin e qeverisë së Edi Ramës, deputetët e maxhorancës po zhvillojnë paralelisht seancën plenare.
Gjatë protestës ka patur tensione të vazhdueshme midis protetuesve dhe punonjësve të policisë dhe të gardës . Protestuesit kanë filluar të hedhin bidona me bojë të kuqe në drejtim të policisë, ndërkohë policia ka shpërndarë gaz lotsjellës.
Por me gjithë këto tensione, deputetët e maxhorancës po zhvillojnë seancën plenare. Ndërkohë që jashtë dyerve të Kuvendit është parë ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili shihet nën shoqërinë e deputetit Fate Velaj mjaft i qetë. Po ashtu në foto duken dhe 2 këshilltarë të Kuvendit mjaft të buzeqeshur duke bërë selfie.
Sot opozita paralajmëroi një protestë urgjente pas vendimit të kryesisë së Kuvendit për të mbajtur një seancë penare para radhe, e cila ishte caktuar të enjten.
Po këtë ditë opozita kishte paralajmëruar të mbante një protestë të madhe, çka do të paralizonte sipas opozitës punimet e kuvendi të marrë peng nga bandat dhe kriminelët.
Ndryshimi i agjendës së maxhorancës ka çuar dhe në ndryshimin e agjendës së opozitës e cila po vijon prej më shumë se 2 orësh protestën para Kuvendit ku nuk kanë munguar përplasjet fizike mes protestuesve dhe forcave të FNSH-së, hedhjes së tymuesve shashkave dhe sendeve të forta. Raportimet nga Kuvendi thonë se është hedhur gaz lotsjellës për disa minuta rresht, çka ka bërë që protestuesit të shpërndahen për tu rikthyer sërish.
Gazetarët e Fax News thonë se pas kësaj janë parë qytetarë që vrapojnë për shkak të gazit lotsjellës si dhe ambulancën e cila ka mbërritur për të marrë një qytetar qe është ndjerë keq.
Gjithashtu 2 policë kanë mbetur të dëmtuar nga goditja me sende të forta.
Por me sa duket deputetë të mazhorancës po i shijojnë zhvillimet para dyerve të Kuvendit të Shqipërisë…