Xhemi Shehu është një nga moderatoret më seksi të ekranit shqiptar dhe sigurisht një trup i bukur dhe i rregullt kërkon shumë punë dhe mund.
Ajo ka ndarë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga palestra nga ku po ushtrohet. Në foton e postuar në Instagram Xhemi po bën një ushtrim të vështirë i cili ndihmohet dhe nga trajneri i saj Edmond Stafa.
Ushtrimi që ajo ka demostruar në foto quhet Doubleplank, që të ndihmon për të forcuar muskujt e barkut dhe të këmbëve.
Trajneri qëndron mbi Xhemin ndërkohë që moderatorja ka marrë një pozicion të ngjashëm me atë të bërjes së pompave, por që nuk parashikohen lëvizje.
Moderatorka arrin të ruajë ekuilibrin dhe të na dëshmojë të gjithëve se është një mjeshtre e ruajtjes së fizikut të rregullt.