Ditë më parë, lajmi për heqjen e shkronjave nga fasda e Teatrit Kombëtar bëri bujë në media dhe në opinionin publik.
Politikanë dhe artistë drejtuan gishtin e akuzës nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si personin që kishte urdhëruar këtë akt.
Dhe mesa duket paskan patur të drejtë.
Siç duket edhe në foton që sjellim më poshtë, kanë qenë pikërisht mjetet e bashkisë së Tiranës ato që kanë hequr shkronjat e Teatrit Kombëtar.
Kujtojmë se pak ditë më parë artistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dorëzuan në prokurori një padi për gjetjen e autorëve që dhunuan godinën, ndërsa vepra për të cilën akuzohen është shkatërrimi i pronës publike. (Lexo edhe ketu)
Reagimi i Aleancës për Teatrin:
Kur drejtuam gishtin e akuzës nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si personin që kishte urdhëruar këtë akt, nuk po spekullonim.
Kishim deklarime nga vetë punonjësit e turnit të tretë, që na e kishin thënë me zë: ishin punonjësit e Bashkisë Tiranë që erdhën rreth orës 4.30 të mëngjesit e hoqën gërmat nga fasada.
Tani është me zë e me figurë, skuthi, vemja, armiku i trashëgimisë dhe historisë së Tiranës, Erjon Veliaj!
Turp është pak të thuash për këtë njeri pa skrupuj!
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post