Është publikuar ditën e sotme një foto e kryetarit të Këshillit të Qarkut Durrës, Alfred Mullaraj, teksa shfaqet në një skaf, i shtrirë dhe i pavetëdijshëm.
Fotua është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, e ardhur kjo nga denoncimi i një qytetari.
Sipas qytetarit Mullaraj ndodhet nën efektin e kokainës dhe gjithashtu nën shoqërinë e personave me influencë të lartë në krim.
Postim i plotë:
Pershendetje Esli!
Miq, Elsi Balla duke hedhur dyshime mbi vertetesine e denoncimit te qytetarit dixhital ne komentin e tij pyet ku e ke foton e statusit te hedhur dje me titull:
Akuzon e Kryetarin e Keshillit te Qarkut si narkokryetar!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje z. Berisha
Per te zhdukur çdo dyshim ne vertetesine e denoncimit te qytetarit dixhital po rivendos statusin dhe foton e narkokryetarit te keshillit te qarkut te Durresit
Po ju dergoj nje foto te Narkoshtetit. Personazhi eshte Kryetari i Keshillit te Qarkut ne Durres Alfred Mullaraj. Ketu eshte ne nje skaf me disa Drejtora te tjere te lart ne Durres dhe eksponentet me te rrezikshem te krimit te organizuar ne qytet pasi ka konsumuar kokain. Ky eshte shteti qe na ka drejtuar per 6 vjet dhe qe don te realizoj zgjedhje me 30 Qershor.
Discussion about this post