Dy ditë pas zbulimit të 617 kilogramë kokainë në Brazil, e cila dyshohet se kishte destinacion final Shqipërinë, në mediat e huaja bëhen publike detaje të reja.
Mes atyre që janë zbuluar është dhe identiteti i katër personave që u vunë në pranga në datën 1 Tetor, që janë: P. O. O. C. 24 vjeç; M. A. P. 49 vjeç; N. P. 52 vjeç dhe J. C. G. A. 40 vjeç.
Derimë tani ka pak detaje mbi këta persona dhe rolin që ata kanë kryer në këtë tentativë trafikimi, dhe e vetmja gjë e konfirmuar është fakti se kokaina ishte vulosur me logon e ‘K.F. Elbasani’, klubi i një prej skuadrave të futbollit të vendit tonë.
Nëse shohim me vëmendje inicialet, njëri nga personat e arrestuar N. P. 52 vjeç mund të jetë shqiptar,pasi vetëm ai ka iniciale të shkurtra dhe emrat e Amerikës Latine në përgjithësi janë shumë të gjatë dhe me disa emra në përbërje.
Kokaina u gjet në një kamion të bardhë Mercedes Bens 1620 me targa të Pontes Lacerda CVN3518, ndërsa mjeti ka qenë nën monitorim të vazhdueshëm nga ana e policisë, pasi vazhdimisht ka pasur ankesa nga ana e qytetarëve.
Në pronën që ndodhej në Gleba Tibaji afër Brasnorte u gjet një sasi e madhe e lëndëve narkotike dhe materiale të ndryshme për mbështjelljen e vendosjen e drogës.
Përvec 617 kg drogë, policia sekuestroi edhe disa tableta të substancës hidroklorur kokainë dhe 2 tableta të një lënde të pastës së kokainës.
Policia sekuesteroi kamionin e mallrave tip Mercedes 1620 me targa CVN3518, një fiat të bardhë me targa NDH7227 dhe një fiat me ngjyrë argjendi me targa NJU9234.