Faxweb ka mësuar detaje të reja nga vrasja e 34-vjeçarit Eri Zefi që ndodhi pasditen e djeshme në Mirditë.
Burime bëjnë me dije se viktima është ekzekutuar në vendin ku është gjetur i vrarë pikërisht në Zall Xhuxhe, ndërsa krimi është kryer disa orë para se trupi të zbulohej nga banorët e zonës.
Eri Zefi njihej dhe me emrin Anton Zefi e kishte pasaportizimin në Adriatik të Kurbinit por jetonte në Durres ishte i martuar dhe babai i një fëmije.
Policia nuk përjashton mundësinë që Zefi të jetë marrë peng dhe të jetë vrarë.
34-vjeçari është vëllai i Ndue Zefit, i cili në shkurt të këtij viti ka vrarë në Durrës fqinjin e tij, Martin Ndrecën pas një sherri për motive të dobëta, dhe një pistë tjetër ku po heton policia është ajo e hakmarrjes.
Pas disa ditësh në arrati, Ndue Zefi u paraqit vetë në komisarit ndërsa Gjykata e Durrësit lë në burg 37-vjeçarin Ndue Zefi, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij.
Ndue Zefi akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 79/1/dh dhe 278/1 i Kodit Penal.
Ngjarja për të cilën akuzohet Zegi ndodhi më 24 shkurt, në orët e para të mëngjesit ku pranë banesës së tij u gjet i bdekur Martina Ndreca (lexo këtu). Autor u identifikua Ndue Zefi cili u vetëdorëzua në policinë e Shkodrës pak ditë më pas ndërsa deklaroi se e kishte vrarë “për nder” Ndrecajn (lexo këtu).