Fotografitë tragjike të bëra vetëm disa orë para vdekjes së një nëne adoleshente tregojnë si foshnja e saj eporsalindur qëndron në krahët e të ëmës e cila kurrë nuk u takua – pasi pësoi një arrest kardiak gjatë lindjes.
Teegan Barnard, 17 vjeç, nga Havant, Hampshire, lindi një djalë të shëndetshëm, Parker, më 9 shtator të këtij viti në Spitalin St Richard në Chichester.
Fatkeqësisht, Teegan pësoi komplikime ndërsa ajo lindi pësoi një gjakderdhje të brendshme që çoi në një arrest kardiak. Mjekët kryen CPR ndaj nënës që lindte për herë të parë.
Mjekët e mbajtën atë në spital për rreth 4 javë, duke vlerësuar gjendjen e re të nënës, por ajo u përkeqësua dhe vdiq në 7 tetor, me të porsalindurin në krah.
Para se të vdiste, Teegan kishte mundësinë të përqafohej me djalin e saj, ashtu si çdo nënë, por nuk do ta kujtonte. Tani nëna e saj e shkatërruar Abbie Hallaëell, 35 vjeç, e cila po kujdeset për djalin e saj, po mbledh fotografi të Parkerit në krahët e nënës së tij në mënyrë që t’i shohë ata kur të rritet.
Duke folur mediat vendase, Abbie tha: “Të shohësh Parkerin në krahët e mamit, ku ai i përket, ka qenë aq i rëndësishëm për mua. Jemi të gjithë të tronditur. Dua mbrapsht vajzën time. Nuk e kisha menduar kurrë që do më copëtohej zemra kështu në miliona copëza. Nuk do jem kurrë e njëjta”.
Shtatzënia e Teegan ishte e mirë, por ishte lindja e saj që doli e komplikuar dhe sapo ajo do të lindte fëmijën Parker, pati një arrest kardiak në dhomën e lindjes e cila e la trurin e saj të vdekur.
(F.GJ/FAXWEB.AL)