Denis Nuhaj është arrestuar në Tiranë për shkak se ka fotografuar votën. Ai u arrestua menjëherë pasi votoi në Shkollën Dëshmorët e Lirisë.
Tiranë
Më datën 25.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Denis Nuhaj, 20 vjeç, banues në Tiranë I cili është konstaur nga Komisonerët e Qendrës së Votimit nr 1829/2, në Shkollën Dëshmorët e Lirisë, duke fotografuar votën.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikuar nga Neni 327/1 i Kodit Penal.