Xoj Mustafa është bërë pjesë e historisë së “Kullës së Mikpritjes” me fotografin e shkrepur në kufirin e Morinit, i cili pas 5 muajsh i burgosur e torturuar në burgun e Mitrovicës nga rregjimi Serb ishte dëbuar për në Shqipëri.
Ai tregon edhe momentet e dy fotografive të fëmijëve të tyre policët Serb e kishin urdhëruar ti hidhte në koshë se tashmë nuk kanë vlerë pasi ata janë vrarë.
Në Marsin e vitit 1999 ushtria sërbe ndërmori një aksion të gjërë të soastrimit etnik të popullësisë shqiptare në Kosovë, nëpërmjet shtypjes, dhunës, burgosjes e deri vrasjes largoi mijra kosovarë nga shtëpitë e tyre.
Ishte Kukësi që u bë shtëpia e dytë e tyre deri në mesin e muajit qershor të atij viti ku 420 mij banorë kosovarë u strehuan në shtëpi, godina institucionesh e deri në kampet e padrave që u ngritën me ndihmën e vendeve mike të popullit shqiptarë. Për aktin heroik të mikpritjes qyteti i Kukësit në atë kohë ishte kandidati kryesorë për çmimin nobël.
“Kulla e Mikpritjes” e ndërtuar si dhuratë nga Kosova për Kukësin. E ndërtuar në vitin 2009, kulla shërben si një kujtesë e gjallë për ato kohë. Në brendësi të saj janë ekspozuar dhjetëra foto që mishërojnë ditët e dhimbjes, vuajtjeve, por edhe të shpresës, të vëllazërisë mes shqiptarëve të Shqipërisë e Kosovës