Kreu i opozitës Lulzim Basha mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani.
Në një moment, përpara përfundimit të emisionit, Çani kërkoi që në ekranin e Televizionit të shfaqet fotoja me biçikletë e Bashës, e realizuar shumë vite më parë në Hollandë
BISEDA:
Çani: E more vesh që i ngjan Tom Cuizit te fotoja me biçikletë?
Basha: Kush e tha këtë? (qesh)
Çani: Ja shife, ti që se ke parë kurrë veten me atë sy. Ledio nxirre pak. Shikoje veten a kam të drejtë apo jo, s’e ke parë kurrë veten në këtë këndvështim apo jo? Ma konfirmoi publiku dhe nuk është aktor i keq Tom Cruise ëëë…
Fotoja në fjalë u bë publike që në fillim të emisionit, mirëpo ngjalli shume reagime nga ndjekësit e emisionit pasi në një kohë rekord u dërguan më shumë se 1000 sms. Shumë nga komentuesit shpreheshin të habitur për ngjashmërinë e liderit të PD-së me Tom Cruise, saqë kërkoi që fotoja të dilte sërish në ekran ta shikonte Basha por edhe publiku. Mirëpo vetë Basha u duk i habitur nga kjo ide. Siç duket nuk e kishte menduar më parë se mund të ngjante me një aktor si Tom Cruise.
Në fakt, po ta shikosh me vëmendje foton vihet re një ngjashmëri e pabesueshme mes Bashës shumë vite më parë, me aktorin e famshëm amerikan Tom Cruise. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2167″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post