Dy ditë përpara zgjedhjeve, teksa është komentuar së shumti se po përdor simbolin e demokratëve në këtë fushatë elektorale, kryeministri Rama ka përdorur kryedemokratin Basha për t’i kërkuar shqiptarëve të votojnë numrin 2.
Ai ka postuar këtë paradite në profilin e tij fotografinë e Bashës me dy gishtat, duke e shfrytëzuar kështu për të kërkuar që në fletën e votimit, shqiptarët të zgjedhin 2-shin.
“Voto nr. 2 me shtet, punë, mirëqënie”, shkruan Edi Rama përbri fotos ku Basha shfaqet i qeshur duke bërë simbolin e demokratëve.
(XH.A/SHUPLAKA)