Jemi mësuar ta shohim me “kostumin” e ministres, asaj të Kulturës, që merr pjesë në evente të rëndësishme kulturore apo prezanton projekte me rëndësi për kulturën vendase. E kujdeshme për pamjen e saj dhe me seriozitetin si përplotësim të gjithë figurës.
Larg asaj që syri i publikut është mësuar ta shohë deri më sot, ajo na shfaqet e shkujdesur. Nuk bëhet fjala për një shkujdesje alla-vere, si ato tipiket në plazh, me rrobebanjo, pasi ende nuk ka nisur mirë i nxehti.
Në foton që qarkullon, përtej veshjes sportive, flokëve të kapura rrëmujshëm, ajo që tërheq vëmendjen është mimika e ministres sonë. E qeshur, me kokën mënjanë dhe e vështirë për të kuptuar përmbajtjen e saj.
Ç’ka dashur të thotë ministrja me këtë foto?! “Përshëndetje”, “Ja ku jam”, “Eh ç’t’i bësh (marrë me sportivitet)”? E çuditshme! Apo thjesht ka dalë pa pasur asgjë në mendje.
(XH.A/SHUPLAKA)