11:06 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Fotoja e munguar” në Mynih, Berisha: Rama lëvizi miliona dhe aviona për të dalë krah JD Vance

13:22 | 18/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Fotoja e munguar” në Mynih, Berisha: Rama lëvizi miliona dhe aviona për të dalë krah JD Vance

Kreu i PD Sali Berisha ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për manipulim politik dhe censurë ndaj opozitës. Duke iu referuar deklaratave të zv/presidentit amerikan JD Vance në Mynih, Berisha tha se Rama po përdor arrestime dhe censurë për të qëndruar në pushtet.

“Këtë e tha JD Vance në Mynih: ju nuk mund të fitoni një mandat demokratik, mund ta rrëmbeni duke censuruar kundërshtarët apo duke i burgosur ata, qoftë edhe liderin e opozitës,” deklaroi Berisha.

Ai aludoi për një “foto të munguar” dhe përpjekjet për ta realizuar atë, duke theksuar se për këtë janë “mobilizuar aviona dhe miliona”. Sipas tij, edhe pse fotoja nuk u realizua, një tjetër imazh u rikthye në vëmendje nga strategu elektoral Chris LaCivita, i cili e përshkroi atë me fjalët “kukulla dhe padroni, Edi dhe Alexi”.

“Padroni e ripostoi foton me kërkesa të shumta. D.m.th., po ua plotësoj, meqë Edi Rama e fshiu nga mediat sociale, po ua sjell unë shikuesve,” tha Berisha.

“Këtë e tha JD Vance në Mynih se ju nuk mund të fitoni një mandat demokratik, mund të rrëmbesh, duke censuruar oponentët tuaj apo duke i burgosur ata, qoftë ai edhe lideri i opozitës. Unë ju ftoj ju, ftoj shqiptarë, a i përshtaten njeriu më shumë këto fjalë profetike të zv/presidentit të SHBA në Mynih se sa Edi Ramës? Besoj e keni të qartë se pikërisht në këto qëndrime është edhe ajo fotoja e munguar. Për atë foton e munguar u mobilizuan aviona dhe miliona, por ajo fatmirësisht nuk shkrepi. Dhe jo vetëm nuk shkrepi ajo foto, por u nxor nga arkiva një foto tjetër të cilën e ripostoi një nga dy kryestrategët botërorë të fushatave elektorale, Chris LaCivita, me fjalët poshtë kukulla dhe padroni, Edi dhe Alexi. Por çfarë tha padroni, po e ripublikoj me kërkesa të shumta. D.m.th po ua plotësoj, m.q.s i fshiu nga mediat sociale Edi Rama, po ua sjell unë shikuesve. Pavarësisht se jemi kundërshtarë, por këtë e bëri”, tha ai.

Etiketa: edi ramaMynih
Pas

“Shqipëria nuk do të ketë një Prokurori politike”, Berisha flet sërish për shkrirjen e SPAK: Arrestoi liderët e opozitës që Rama të marrë mandatin

Para

Sulmet ndaj SPAK dhe GJKKO, Diaspora për Shqiprërinë e Lirë: Të pandehurit nuk mund të bëjnë presion ndaj drejtësisë

Para
Sulmet ndaj SPAK dhe GJKKO, Diaspora për Shqiprërinë e Lirë: Të pandehurit nuk mund të bëjnë presion ndaj drejtësisë

Sulmet ndaj SPAK dhe GJKKO, Diaspora për Shqiprërinë e Lirë: Të pandehurit nuk mund të bëjnë presion ndaj drejtësisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: Janë regjistruar gjithsej 107 kallëzime, u arrestuan 7 persona

Mbolli drogë në mes të pyllit, arrestohet 28-vjeçari në Krujë (Pamje nga operacioni)

Në kërkim nga Turqia për tentativë vrasjeje, arrestohet në Tiranë 44-vjeçari turk

EMRI/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Rusia sulme masive në Kiev, përdor dronë dhe raketa balistike! Zyrtarët ukrainas: Armiku po përmirëson taktikat e tij

Kaos gjatë festës për titullin, mbi 120 të lënduar në Itali. Çfarë ndodhi pas kurorëzimit të Napolit kampion

Deklarata e bujshme, presidenti i FIFA-s trazon rrjetin: Ronaldo mund të…

Njëri kërkohej në Greqi, tjetri në Belgjikë. Arrestohen dy shqiptarët në Kakavijë

EMRI/ Theu “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Rama: Anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i këtij mandati, gratë janë forca shtytëse

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.