Ish-shefi i anti-drogës Dritan Zagani përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka kërkuar ndjesë publike, për shkak se siç thotë ai, mbrëmë ka bërë një lapsus në debatin që është zhvilluar në ‘360 Gradë’ pasi ka deklaruar se ishte drejtori i ujësjellësit të Lushnjës ai që ia kishte dhënë fotot gazetarit Artan Hoxha, ku duket Zagani me oficerin Emiljano Nuhu në Gjenevë të Zvicrës.
“Nga ai i spiuni i ujësjellësit, motra e nuses së nuhut. Ia ka vjedh nga telefoni. Është vjedh nga drejtori i rilindjes që është drejtor i ujësjellësit në Lushnje, spiun i Tan Hoxhës”, deklaroi mbrëmë Zagani.
Por sot ai ka sqaruar se ka bërë një lapsus, pasi ai që ia kishte dhënë fotot gazetarit Artan hoxha, pasi i kishte vjedhur nga telefoni i motrës së nuses së Nuhut, ishte drejtori i Elektrikut Lushnjë.
“Ka qene drejtori elektrikut ndermjetesi e spiuni qe nxori nje foto per te demtuar E.Nuhu se per mua tashme pak rendesi ka sepse nuk u jam fshehur e as kam nderment tu fshihem krimineleve me pushtet;, shkruan Zagani.
Postimi i Zaganit
NDJESE PUBLIKIKE.
Me duhet te sqaroj pak nje lapsus qe kam bere mbreme ne debatin i nervozuar nga gazetari/a bomb te 360°, sepse thashe drejtori i ujesjellesit Lushnje ne vend te them drejtori i Elektrikut Lushnje.
Ka qene drejtori elektrikut ndermjetesi e spiuni qe nxori nje foto per te demtuar E.Nuhu se per mua tashme pak rendesi ka sepse nuk u jam fshehur e as kam nderment tu fshihem krimineleve me pushtet.
E bej kete per te sqaruar opinionin dhe ke akuzova gabimisht edhe sepse une jam nje person qe nuk me pelqen aspak ti bie njeriu me qafe pa arsye apo prova.
(B.H/Faxweb)