Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, I pyetur nëse kishte ndonjë koment në lidhje me foton e Ramës dhe Sorosit me djalin e tij, është shprehur se nuk kishte ndonjë koment.
Por më pas ai shtoi duke thënë se çfarë vlere ka të komentojë një foto të tillë. Basha u shpreh se Sorosi kanjë rrjet fondacionesh që shpenxon miliona dollar dhe sipas tij nuk ka asgjë të keqe, madje Basha tha se Sorosi ka mbështetur PS-në që kur ishte në opozitë. Por sipas tij problem është kur mbështetja i’u dha edhe në qeveri në një kohë që donte të kapte reformën në drejtësi dhe mbuloi vendin me drogë.
“Jo , s’kam koment, cfarë vlere ka ta komentoj këtë foto. Meqë e hape, Sorosi ka një rrjet fondacionesh që shpenxon miliona dollarë, në shqipëri ka mbështetur një krah politik, e ka mbështetur PS-në që në opozitë, në mometin që mbështetja i jepet edhe kur kryen zullumin me reformën në drejtësi, apo edhe për drogën, nuk është problemi i një personi por i fenomenit”, tha Basha. (B.H/Shuplaka)