Ka një foto të kryeministrit Rama që është bërë virale së fundi jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në media.
Fotoja është postuar nga vetë Rama dhe është shkrepur në një shkollë te Roskovecit. Deri në momentin që Rama i pyth dorën nxënëses jemi në rregull. Edhe pse duhet thënë se privatësia e fëmijëve cënohet ndjeshëm sa kohë që rrjetet sociale të kryeministrit janë të aksesuara nga të gjithë.
Po nëse shohim perdet ato janë shumëngjyrëshe duke përfaqësuar simbolin e lëvizjes LGBT. Po ashtu një pjesë e vajzave, që duken të ciklit fillor, janë veshur me uniforma djemsh. Uniformë kjo e njësuar sigurisht nga ana e shkollës.
Nuk mund të themi që Rama mban përgjegjësi direkte në lidhje me vendosjen apo jot ë perdes, po është vërtet e rëndë që në institucione të arsimit publik të shohësh sesi manifestohen lëvizje të caktuara.
(E.K/FAXWEB)