16:11 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fotoja e ushtarëve ”grekë” me shqiponjën tërbon grekët, mediat: Kemi mbajtur një gjarpër në gjirin tonë

08:45 | 05/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Fotoja e ushtarëve ”grekë” me shqiponjën tërbon grekët, mediat: Kemi mbajtur një gjarpër në gjirin tonë

Një foto e disa ushtarëve shqiptarë në radhët e ushtrisë greke, që shihen teksa kanë bërë me duar shqiponjën simbol të flamurit shqiptar ka tërbuar median greke. 

Gazeta greke “Doureios Tupos” referuar kësaj fotoje të botuar nga portali shqiptar “JOQ” boton një artikull me titull “Ushtarët shqiptarë në ushtrinë greke formojnë shqiponjën”, ku i quan shqiptarët bukëshkalë dhe që nuk respektojnë bamirësinë e dhënë nga grekët që u garantoi atyre shtetësinë. 
Gazeta shkruan se nëse janë patriotë shqiptarë, pse nuk e bëjnë shërbimin ushtarak në ushtrinë e tyre por zgjedhin ushtrinë greke për të bërë një gjë të tillë. 

Kjo gazetë shkruan se uniformën ushtarake greke duhet ta veshin ata që e ndjejnë atë dhe janë vetëm grekët, ndërsa shqiptarët në ushtrinë greke janë një gjarpër i fshehur dhe që tallen me uniformat e ushtrisë greke. Për hir të së vërtetës duhet thënë se të rinjtë shqiptarë që kanë lindur atje dhe kanë shtetësinë greke janë të detyruar ta bëjnë shërbimin ushtarak në këtë vend.
‘’Një profil shqiptar në Facebook përkthyer “Jeta është Qejf”, vënë në pjesën ballore të saj këtë foto duke treguar ushtarë “grekë” duke formuar shqiponjën e flamurit shqiptar me të dyja duart. Për shkak të shtetësisë greke dhe përfitimeve që dalin nga kjo, shumë shqiptarë e kanë bërë dhe e bëjnë shërbimin ushtarak në Greqi. E keqja është se askush nuk e di nëse ata kanë ndërgjegje greke ose të paktën aplikojnë respektimin e këtij vendi që u dha aq shumë shanse në jetë. Ka një skenar më të keq, të jetë një skenar anti-grek dhe – diçka që është e sigurtë – thjeshtë të gëzojnë edhe një herë mbështetjen apo mirësinë tonë. 

Nëse ata të dy janë patriotë, pse nuk shkuan për të shërbyer në ushtrinë shqiptare? A ka qëllim të mirë kjo foto, në vend që të bëhen “djem të ashpër” shqiptarë për të tërhequr vëmendjen në sytë e tyre? Kështu, duke u sjellë në këtë mënyrë, ata janë duke na thënë se ne kemi mbajtur një gjarpër në gjirin tonë! Zyrtarët le të bëjë atë që ndjehet më e drejtë. Sepse liria ka kufijtë e saj, sidomos kur je i veshur me rroba që nderohen shumë dhe janë ujitur me gjakun e të rënëve’’, shkruhet ndër të tjera në gazetë. (E.K/SHUPLAKA)

shqiptaret55
ushtare ”grek” duke bere shqiponjen
Etiketa: media grekeushtare
Pas

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu takojnë aktorin e famshëm të Hollywood-it

Para

Sulmi terrorist në Stamboll, Turqia bllokon rrugët drejt Bullgarisë

Para
Sulmi terrorist në Stamboll, Turqia bllokon rrugët drejt Bullgarisë

Sulmi terrorist në Stamboll, Turqia bllokon rrugët drejt Bullgarisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

54-vjeçarja u fut në sallë për ngushtim stomaku, por humbi jetën! Kush është mjeku i spitalit privat në Durrës që kreu ndërhyrjen

Irani: SHBA-të do mbajnë përgjegjësi nëse Izraeli sulmon objektet e tij bërthamore

Miratohet në SHBA projektligji i propozuar për buxhetin, Trump: Ky është legjislacioni më i rëndësishëm në histori

U dënua me 25 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin për Bledi Tetën, kthen dosjen për gjykim

Ajola Xoxa kërkoi të merrte pas telefonin dhe sendet e sekuestruara, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin

Rrëzohet aeroplani pranë një qendre banimi në SHBA, marrin flakë disa shtëpi e makina

Bukë e ushqim foshnjash mbërrin në Gazë, por palestinezët kërkojnë më shumë

Kandidatit ultranacionalist i refuzohet kërkesa për anulimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani

“Putin po luan me Trump si violinë”, Rubio: Ukraina dëshiron atë që nuk mund ta marrë pas

E rëndë në Durrës, 54-vjeçarja humb jetën pas ndërhyrjes në spitalin privat! Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.