Një atentat mafioz ka ndodhur rreth orës 13.00 të kësaj të hëne në lagjen Hajro Cakërri në Vlorë, ku ka mbetur i vrarë Bledar Bircaj, biznesmen në qytetin e Vlorës.
40-vjecarit i është bërë pritë nga persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje. Mbi 20 herë është qëlluar në drejtim të makinës bmv x5, me të cilën udhëtonte Bircaj dhe një pasagjer. Si pasojë e të shtënave ka betuar i vrarë 40 vjecari Bledar Bircaj, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Pasagjeri ndërkohë ka shpëtuar falë hedhjes nga makina dhe fshehjes në brendësi të pallateve, pasi kishte pikasur autorët që iu kishin zënë pritë.
Atentatorët pasi kanë kryer atentatin janë larguar me shpejtësi në drejtim të fshatrave të Vlorës, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.
Janë 2 pistat e policisë mbi të cilat po hetohet. E para është ajo e hasmërisë së vitit 2011 ku bircaj u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë.
Dhe pista tjerët ajo e fushës së narkotikëve, ku emri i 40-vjeçarit kishte dalë në skenë në disa raste.
Por kush është Bledar Bircaj, objektiv i këtij atentati
Bledar Birçaj, i ekzekutuar sot në Vlorë, nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në janar të 2011 ai u arrestua në Vlorë si i dyshuar për vrasje, duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin të marsit 2011, ka caktuar si masë sigurimi “arrestit në burg” pa afat.
Në prill masa ndaj tij ndryshoi nga Gjykata e Vlorës nga “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve. Por në korrik 2011 u vendos pushimi i hetimit penal në ngarkim të Bledar Birçaj duke u lënë i lirë.
Sa i takon hetimit policia ka bërë grumbullimin e pamjeve filmike dhe ka mbledhur dëshmi të dëshmitarëve okular.
Sipas dëshmitarëve kanë dëgjuar breshërinë e të shtënave por nuk kanë parë asgjë nga atentatorët të cilët janë larguar menjëherë. Dëshmitarët thonë se pasagjeri ka shpëtuar pasi u hodh nga makina dhe u fsheh në garazhin e pallatit.
Një tjetër pistë hetimi për të cilin dyshohet atentati i sotëm është edhe ajo e bandave të Vlorës. Ka dyshime se 40 vjecari është pjesë e përplasjeve të bandës së Spanjës dhe Belgjikës, ndërkohë që rreth një muaj më parë ishte kthyer nga Spanja, ku kishte qendruar për disa kohë.
(E.K/Faxweb.al)