Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, në një intervistë për ‘Tonight’ Ilva Tare, ka folur për të kaluarën e tij, ku është akuzuar si bashkëpunëtor i sistemit komunist.
Ai ka shpjeguar se kur ka punuar si hetues, ky institucion kishte kaluar nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Xhafa, është pyetur edhe për foton e tij me diktatorin Enver Hoxha, për të cilën ai ka thënë se vetëm argëtohet kur e sheh.
“Kur është ndryshuar sistemi kam qenë 30 vjeç. Kam mbaruar juridikut në 82. Kam punuar disa kohë këshilltar ligjor. Pastaj kam punuar për pak kohë hetues, por jo në Ministrinë e Brendshme. E kam dhënë përgjigje publike. Në mënyrë kategorike në asnjë rast nuk kam hetuar apo gjykuar një çështje të natyrës politike.
Edhe vetë koha ka qenë shumë e shkurtër. Jam sot i vetëdijshëm pse ka ndodhur gjithë kjo histori e sajuar. Janë tentuar të korruptohen apo të shfrytëzohen njerëz të caktuar për të më sulmuar politikisht. Është shumë e turpshme dhe banale.
Më kanë shkruar që janë përdorur. E di shumë mirë nga ka ardhur, por kjo është e parëndësishme. Si shumë njerëz mund të kem bërë gabime në jetë. Por nuk ka asnjë gjë për të cilën të ndihem keq në jetë, jo thjesht përpara qytetarëve por edhe një individi të vetëm”, ka thënë Xhafaj. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post