14:35 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Fotoja me Trump, Ngjela shpërthen ndaj Ramës: O pafille, shqiptarët nuk janë indianë, janë tallur dje me ty

16:59 | 21/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fotoja me Trump, Ngjela shpërthen ndaj Ramës: O pafille, shqiptarët nuk janë indianë, janë tallur dje me ty

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar foton çiftit kryeministror me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump dhe bashkëshorten e tij.

Ngjela ka shpërthyer ndaj Ramës duke thënë se foton me Trump po e shet si sukses vetjak. Sipas tij të gjithë janë tallur dje me kryeministrin.

Ai e cilëson Ramën si ‘pafillo’ që do t’ua shesë shqiptarëve një fotografi me Trump si sukses vetjak, ashtu si europianët gënjyen indianët e Amerikës dhe iu morën arin.

REAGIMI I PLOTË:

Europianët me pasqyra i gënjyen indianët e Amerikës dhe iu morën tonelata ar…
Rama i di shqiptarët indianë: ai kërkoi t’iu shiste shqiptarëve një fotografi me Presidentin amerikan si sukses vetjak.
Komedi.
Pse, i di shqiptarët indianë ky pafille!
Sa shumë janë tallur dje kur e panë që, në hall, na nxori një foto, e asgjë më. Ka qenë i trembur prandaj.

Zotëri, çfarë të tha Presidenti?
Asgjë.
Atëherë ç’na duhet fotografia ne?
Por, të thanë të tjerët që Reformën nuk e bllokon dot, edhe pse ajo të kap.

  1. Asnjë kryeministër europian nuk vepron kështu. Turp me këta provincialë të trembur, që mendojnë se gënjejnë popullin e tyre me një fotografi. Kanë qeshur sot gjithë ditën gazetarë, madje edhe qytetarët nëpër lokale më thoshin duke qeshur: e bëri foton ky, mo? Kam qeshur dhe unë shumë më ta. Kanë të drejtë.
  2. Ja pyetja që duhet bërë në këtë rast: këtë foto ky derëzi e punëzi, kujt ua nxjerr për ta parë: amerikanëve që drejtojnë Reformën në Shqipëri; politikës europiane të Brukselit, apo shqiptarëve?
    Dy të parët qeshin. Sidomos ata të Reformës që e dinë që e kap Reforma se ka dalë shumë i dyshimtë nga investigimi kryeministri shqiptar; thuajse në të njëjtën shkallë më Berishën dhe me Bashën.

As Brukseli nuk çan kokë se fotot janë reklamë: çfarë bisedoi Rama me Trampin? Pyesin ata. Dhe kur merr vesh se nuk kanë biseduar asgjë, sigurisht që mendon ndryshe për të ardhmen.

Po, nuk kanë folur fare Trampi me Ramën?
Jo, në fakt kanë folur për të folur, i thanë që të dy njëri – tjetrit – hoë are you? Si jeni?
Kaq.
Epo paska arritur fitore të madhe Rama, si ajo e Lulzim Basha para zgjedhjeve, që na nxori fotografinë njëlloj si ky tjetri dje. Fëminorë janë në ligësitë e tyre, që të dy. Po, dhe sa kohë do t’i durojnë shqiptarët këta karagjozë?

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: Spartak Ngjela
Pas

Rritet numri i kërkesave për divorc në Kukës, avokatja sqaron shkaqet

Para

Drama vazhdon, raporti: Shqiptarët kryesojnë listën e azilkërkuesve që ende janë në pritje

Para
Drama vazhdon, raporti: Shqiptarët kryesojnë listën e azilkërkuesve që ende janë në pritje

Drama vazhdon, raporti: Shqiptarët kryesojnë listën e azilkërkuesve që ende janë në pritje

Discussion about this post

 



Të Fundit

SIGURIA DETARE/Monitorim intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare

Papa Leone: Jepini fund barbarisë në Gaza, mbroni civilët

Sulmi me dronë në Moskë, 142 pajisje rrëzohen, dëme në kryeqytet

Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari mbetet poshtë gërmadhave! Mbërrin pa shenja jete në spital

Ndalet përkohësisht konflikti në jugun e Sirisë, grupet beduine largohen nga Suwayda

Zjarr në një banesë në lagjen “Granicë”, shkak një defekt në bombolën e gazit

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat/ Ndërhyrje nga ajri, era favorizon përhapjen

Kurbin / Operacioni antikanabis “Koordinata” godet kultivimin e kanabisit në Fushë-Milot

Putin nuk ndalet, përgatit sulm me 2 mijë dronë ndaj Ukrainës! Rusia: Kemi përpauar në lindje dhe jug

Radhimë / Ndërtonte pa leje një beach bar dhe zinte hapësirë publike,shpallet në kërkim 45-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.