Një foto e publikuar në rrjetet sociale që tregonte se si një qytetar nga Fieri kishte futur kalin në bagazhin e makinës që gjatë transportit ka ngordhur, ka shkatuar në reagim të fortë të aktivistit Arbër Çepani.
Aktivisti shkruan se është fat i zi kur mendon se në çfarë vendi jetojmë. Personin që ka future kalin në bagazh ai e quan një kanibal dhe pervers mendor.
“Flasim për integrime në Europë…. flasim për koncepte të mëdha…. flasim për një Shqipëri që mund të ndryshojë… Pastaj kujtohesh që ke fatin e zi të kesh rastisur të jetosh në të njëtin vënd me kanibalë injorantë si ky pervers mendor, që ka lidhur këtë kafshë fisnike të gjorë në këtë mënyrë dhe nuk të mbetet veçse shija e dhimbjes dhe trishtimit se ku jemi katandisur”, shkruan Çepani. (B.H/Shuplaka)