Ndeshja e djeshme midis Anglisë dhe Kroacise pati emocione të shumta, sidomos mbas mbarimit të saj, ku lotë gezimi nga një anë, dhe lotë trishtimi nga ana tjetër u bënë bashkë.
Zhgënjimi i teknikut të anglezëve pas humbjes (2-1) me Kroacinë në kohën shtesë ishte shumë i madh. Por Gareth Southgate ka gjetur ngushëllimin pranë gruas së tij Alison dhe dy fëmijëve djallit dhe vajzës. Fotot e tyre prekëse tashmë janë shndërruar në hit në rrjet.