Nëse do të ishim në Shqipëri padyshim që do të kishin nisur dyshimet e para për tradhëti në familje.
Po nuk ka ndodhur kjo me ish-mbrojtësin afrikan të Partizanit Felix Udoh. Ai së bashku me gruan e tij me ngjyrë kanë lindur një fëmijë të bardhë.
Mbrojtësi ka luajtur me Partizanin në sezonin 2013-2014. Vetë ai është me origjinë nigeriane dhe bashkëshortja e tij po Grace Andrew po ashtu.
Ky rast ka habitur të gjithë të afërmit dhe miqtë e çiftit që aktualisht jeton në Maltë aty ku Udoh luan me ekipin vendas të St Andrews.
Vetë Felix Udoh i është përgjigjur interesimit të një tifozi të Partizanit me fjalët :
“Zoti na krijoi të gjithëve në këtë bote. Ai tha që jam zot i universit. Ai nuk tha Zoti në Amerikë, Europë, Azi dhe Afrikë. Unë kam një fëmijë të bardhë, dhe kjo është një dhuratë nga zoti.”
Na mbetet ti urojmë vajzës së vogël jetë sa më të gjatë! (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2370″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]