Presidenti egjipitan Abdel Fattah El-Sisi tha se një marrëveshje trepalëshe u nënshkrua sot në fushën e ndërlidhjes elektrike midis Egjiptit, Turqisë dhe Qipros.
Marrëveshja e firmosur mes këtyre 3 vendeve, siç duket nuk do të pritet aspak mirë nga Turqia pasi janë ngjallur shumë reagime.
Memorandumi i mirëuptimit i firmosur nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Presidenti i Egjiptit Abdul Fattah al Sisi si edhe kryeministri qipriot Nikos Anastasiadis ka si kryefjalë bashkëpunimin mes tre shteteve në rajon, por është lexuar qartë si një pozicionim kundër rolit të Turqisë në rajon.
Një ndër pikat kryesore të marrëveshjes është bashkëpunimi në sektorin energjetik duke ndërtuar një “autostradë të energjisë” në Mesdhe mes të treja shteteve, por në radhe të parë diçka e tillë prek drejtpërdrejt Turqinë, e cila pretendon si pjesë të Zonës Ekskluzive Ekonomike zonën detare përreth Kretës dhe ishujve të tjerë grek pranë tokës turke.
Duke mos fshehur qëllimin e marrëveshjes, palët dënuan qasjen problematike sipas tyre të Turqisë në Egjeun Lindor përmes dërgimit të anijeve për kërkimin e gazit dhe naftës të shoqëruara me flotë ushtarake.