“Faleminderit të gjithë atyre që postuan dhe më dërguan këtë fotografi”, kështu shkroi Marouane Fellaini pas ndeshjes së Superkupës së Europës mes Real Madrid dhe Manchester United.
Mesfushori belg i “Djajve të Kuq” i referohej një fotoje gjatë ndeshjes ku vetë ai nuk kishte dalë aspak bukur dhe këtë fakt futbollisti e nënvizoi edhe më shumë duke e postuar në profilin e tij të Instagramit.
Brenda pak orësh, fotografia e fytyrës së shtrembëruar të Fellainit pasi pësoi një goditje me top u bë virale.
Manchester United humbi 2-1 finalen e Superkupës së Europës ndaj Real Madrid dhe Fellaini u aktivizua në pjesën e dytë.
(E.K/SHUPLAKA)