Mesfushori i Kombëtares shqiptare Ergys Kaçe nuk ka mundur të transferohet drejt Qipros për tek ekipi i APOEL pasi tifozët e skuadrës janë ngritur kundër një transferimi të tillë.
Reagimet e ashprat të tyre, të njohur si ekstramistë ka bërë që klubi të tërhiqet nga tratativat për ta bërë pjesë e ekipit.
Ergys Kaçe kishte shkaktuar furtunë reagimesh në medit greke por edhe rrethet e tifozëve në 2013 kur kishte publikuar një foto me një fanellë ku shkruhej UÇK-Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Siç duket tifozët racistë nuk ia kanë harruar këtë Kaçes dhe kjo ka bërë që të ndërmarrin këtë hap ekstremist. (B.H/Faxweb)