Faxweb.al ka siguruar pamjet e momentit kur punëtori Mëhill Përpepaj 63-vjeç, u rrèzua teksa ishte duke punuar pranë një pallati në ndërtim në zonën e Fushës së Aviacionit në Tiranë.
Siç shihet dhe nga pamjet, 63-vjeçari ishte duke punuar në një lartësi të konsiderueshme, dhe më pas bie prej aty, ndërsa mbetet e paqartë, nëse ka pasur marrje mendsh, apo është penguar gjatë punës së tij.
Lidhur me këtë ngjarje gjatë ditës së sotme polícia njoftoi se ishin vënë në pránga, për shkelje të rregullave në punë, inxhinieri i firmës ndërtuese dhe inxhinieri për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik të pallatit. Polícia ka vënë në pránga shtetasit B. Ç., 42 vjeç, banues në Tiranë, inxhinieri i firmës dhe K. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, ndihmësinxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik.
Mëhill Përpepaj 63-vjeç ka ndërruar jetë mesditën e djeshme në një pallat në zonën e Fushës së Aviacionit ndërsa mësohet se bëhet fjalë për një punonjës të një kompleksi pallatesh në ndërtim. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se, Përpepaj ka qenë duke punuar në skelat ndërsa ngjarja ka ndodhur për shkak të humbjes së ekuilibrit duke mos arritur dot të kuptonte lartësinë pas tij.
Discussion about this post