Rreth një muaj pas operacionit që pati pasi mbeti i lënduar në protestën e 11 Majit, Sekretari organizativ i Partisë Demokratike Sahit Dollapi duket se i është kthyer protestave të opozitës.
Sipas raportimeve live nga terreni Dollapi shihet qartazi duke qëndruar pranë kordonit të policisë për të ndaluar ndonjë rrebelim të mundshëm të protestuesve, vend në të cilin ka qëndruar gjithmon për shmangien e përplasieve, ndërsa nuk ka pranuar të prenoncohet për median.
Kujtojmë se në protestën e 11 Majit, Sahit Dollapi mbeti i lënduar pasi u rrah barbarisht nga forcat e policisë.
Kujtojmë se, opozita mban sot protestën e shtatë kombëtare, me kërkesat e pandryshuara që në muajin Shkurt për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Me socialistët që kanë nisur fushatën elektorale, për demokratët e LSI-në bëhet gjithnjë e më e vështirë kauza e tyre për zgjedhjet e parakohshme.
Kryeminsitri Edi Rama duket i vendosur që të mos tërhiqet nga data 30 Qershor, pasi sipas tij zgjedhjet janë demokratike, sa kohë që opozita nuk është penguar që të jetë pjesë e tyre. Ndërkombëtarët kanë shpeshtuar thirrjet e tyre që palët politike të ulen në dialog, në mënyrë që të shmangen aktet e dhunës.
Opozita ka kërkuar leje që në mesnatë, dhe zërat thonë se skenari i protestës do të jetë një marshim në drejtim të institucioneve më të rëndësishme në vend.