Futbollistit shqiptar të Kosovës, Florent Muslijas, i është bërë ëndrra realitet. Ai ka marrë një dhuratë mjaft të veçantë nga fituesi i shtatëfishtë i “Topit të artë”, Lionel Mesi.
Muslija e ka publikuar një fotografi të fanellës origjinale të argjentinasit me nënshkrimin e tij.
Lojtari i Paderbornit në Gjermani u shpreh mjaft i lumtur me këtë rast. 24-vjeçari e ka falënderuar kampionin e botës për këtë gjest.
Bashkangjitur me foton e fanellës, ai shkruan: “Kush beson mund të arrijë. Leo Mesi faleminderit mik! Ëndërr e bërë realitet”.