Ka nisur protesta e opozitës në katër akset kryesore të vendit. Në të katër rrugët kryesore janë shpërndarë deputetë të opozitës si dhe qytetarë të shumtë.
Vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zgjedhur që të qëndrojë në Vorë , ku shihet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Ai tha se në këtë protestë nuk ka shkuar si kryetar i opozitës, po si qytetar i këtij vendi.
Në disa foto Bahsa shihet në vështirësi duke kaluar ndarësen e autostradës, teksa shihen duke e ndihmuar dhe qytetarët e pranishëm.
Nga ana tjetër kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndodhet në Elbasan, në rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Ndërkohë që i pyetur nga gazetarët në lidhje ne vizitën e Fleckenstein Basha tha se princ Vidi është i fundit gjerman që qeverisi vendin.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post