Kryeministri Edi Rama siç duket ka vendosur të dalë për të peshkuar gjatë ditës së sotme në Sarandë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma i cili ka postuar një foto ku duket Rama duke u matur me dy peshq ‘ton’ që ishin kapur nga peshkatarët e Sarandës. Në foton e publikuar kryeministri kërkon të tregojë se ka pothuajse të njëjtën madhësi me peshqit e kapur.
Ndërkohë në vend ka pasur një numër protestash duke filluar nga ajo e studentëve për abonetë dhe ajo e naftëtarëve për çmontimin e rafinerisë në Ballsh. Kryeministri ka vendosur të kalojë disa kohë të qeta në bregdet duke peshkuar.